Jo vetëm Tirana, edhe “Abissnet Superiore” gjen Xhixhën e ri! Hasani shkëputet në listën e golashënuesëve

Megjithëse u largua në merkaton e dimrit, gjurmët e Redon Xhixhës te Tirana dhe në kampionatin shqiptar mbetën gjatë. Bardheblutë ndjenë mungesën e golave të tij në repartin e avancuar dhe po prisnin nga sulmuesit të merrnin rolin e tij në fushë. Florent Hasani vendosi të merrte përsipër repartin e avancuar, teksa me golat e tij bëri që Tirana të gjente Xhixhën e ri.

Me tregolëshin e shënuar ditën e djeshme, sulmuesi i bardhebluve bën që emri i Redon Xhixhës të kalojë në plan të dytë jo vetëm te ekipi kryeqytetas, por edhe në “Abissnet Superiore”. Tashmë Hasani numëron 14 gola të shënuar në kampionat, duke u shkëputur në krye të listës së golashënuesëve. Pas tij gjenden pikërisht Xhixha dhe Skuka me respektivisht 11 dhe 10 gola të shënuar./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online