Jo vetëm Kombëtarja A/ Të premten zbresin në fushë edhe Shpresat, “Air Albania” hap dyert falas për tifozët

E gjithë vëmendja këto ditë është kthyer nga Kombëtarja. Kuqezinjtë e Silvinjos do të luajnë për herë të parë pas kualifikimit në Europioan. Shqipëria luan të premten në mbrëmje kundër Kilit, ndërsa më datë 25 do të masë forcat me Suedinë. Por Kombëtarja A nuk është e vetmja që zbret në fushë ditën e premte.

Po më 22 mars, por në orën 17:00, në fushë do të zbresin Shpresat e Alban Bushit. Kombëtarja U21 do të luajë kundër Finlandës U21, e cila është ndeshje e vlefshme për Kampionatin Europian 2025 për grupmoshën nën 21 vjeç. Përballja do të luhet në “Air Albania” dhe çdo sportdashës do të ketë mundësinë ta ndjekë pa pagesë në shkallët e stadiumit kombëtar./Halit Deliashi-Sport Ekspres/