“JO” nga Qeveria i kushton shumë futbollit në Shqipëri, ekipet e Superiores nuk futen direkt në Europë

Nga Klaudio Ndreca

Nëse Qeveria në Shqipëri do të japë “JO-në” përfundimtare për zhvillimin e futbollit në Shqipëri, atëherë ky verdikt do të kishte kosto të mëdha. Ana financiare e klubeve do të prekej së tepërmi, verdiktet do të jepeshin në tavolinë, ndërsa edhe ekipet shqiptare nuk shkojnë direkt në Europë.

UEFA ka ngritur një komision të veçantë për këtë punë, pas precedentit të ardhur nga Belgjika, një nga vendet e para që njoftoi mbylljen e sezonit në tavolinë. Ato shtete që i mbyllin kampionatet me një firmë dhe jo në fushën e lojës, atëherë duhet të përballen me komisionin e posaçëm të vendosur nga UEFA.

Atje do të duhet që edhe përfaqësues shqiptarë të futbollit të bindin nëpërmjet argumenteve se përse u mbërrit në një vendim të tillë. Më pas këto teza të sjella do të shihen për t’u analizuar nga organizmi më i lartë i futbollit në Europë, për të mbërritur në një përfundim nëse skuadrat e një shteti të caktuar do të futen ose jo në kompeticionet si “Champions League” apo “Europa League”. UEFA ka vazhduar që të rikthesojë se qëllimi kryesor është që kampionatet të mbyllen në fushë, ndërsa rasti ekstrem duhet marrë nëse nuk e ka një tjetër zgjidhje. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online