Jeta e qetë dhe mos abuzimi, Elis Bakaj: Nuk kam pishman te Kombëtarja, ka lojtarë si Çekiçi më para

Elis Bakaj ka qenë i pranishëm në emisionin “Procesi Sportiv”, ku ka folur për karrierën e tij, por njëkohësisht edhe një ftesë të mundshme nga Kombëtarja. Futbollisti është shprehur se nuk e quan veten si të vjetër, por nuk dëshiron që njerëzit të merren me të, kur ka lojtarë si Çekiçi që nuk janë thirrur ende.

“Një futbollist që është në moshën time, jo edhe shumë i ri, në fakt nuk ka shumë sekrete. Nuk duhet të abuzojë shumë dhe të bëj një jetë të qetë. Duhet të jap maksimumin në stërvitje, për të qenë në nivelin e duhur. Unë kam ndërruar shumë klube dhe vende, por në Bjellorusi ndihem si në shtëpi. Shpeshherë më pyesin për Kombëtaren. Nuk e quaj veten të vjetër dhe nuk kam pishman sepse e kam pasur mundësinë ta veshë atë fanellë. Nëse trajneri do të më thërrasë, atëherë jam gati. Nuk dua që të tjerët të merren me mua pasi ka edhe shumë lojtari si Çekiçi që nuk e ka marrë ende mundësinë”, ka thënë Bakaj. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online