Jerome Boateng braktis finalen e Bajernit, ish e dashura mbyll tragjikisht jetën dhe akuza për pabesi

Jerome Boateng ka braktisur finalen e Bajernit sa i përket Botërorit të Klubeve me Tigres. Mbrojtësi i njohur nuk mund të luajë në këtë përballje pasi nuk është i qetë në aspektin psikologjik. Vetëm një javë më parë do të ndahej nga e dashura polake 25-vjeçare, Kasia Lenhardt.

Modelja e njohur i dha fund jetës në mënyrë tragjike, ndërsa trupi i pajetë u gjet në apartamentin e saj në Berlin. Kjo çështje është ende duke u hetuar, por sipas të gjitha gjasave bëhet fjalë për një vetëvrasje. Më herët Kasia Lenhardt kishte premtuar se do ta demaskonte lojtarin dhe se ishte ajo që i dha fund kësaj lidhje, pasi Boateng kishte bërë disa pabesi gjatë kohës që ishin së bashku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *