Kosova ka humbur me shifrat 0-1 ndaj Greqisë në mbrëmjen e djeshme. Pas fitores në transfertë ndaj Qipros, dardanët nuk ia kanë dalë që të triumfojnë në shtëpi. Në fund Vedat Muriqi është grindur me një tifoz që kërkonte nga sulmuesi të shënonte gol. Nervat nuk mbajtën më dhe vetë Muriqi ka treguar gjithçka ndodhi.
“Kam larguar veten gjithmonë nga këto polemika. Tifozi thoshte ‘jepe gol, jepe gol’. Por njerëzit duhet të kuptojnë se unë si Vedat Muriqi dhe të tjerët duam të japim gol më shumë se gjithçka. Nganjëherë thjeshtë nuk ke fat dhe nuk mundesh. Reagova, por me profesionalizëm nuk duhet të ketë ndodhur. I kërkoj falje. Nuk e kam fyer apo asgjë. Vetëm i thashë trego respekt”, tha Muriqi. /Sport Ekspres/