“Jeni krenaria e qytetit”! Lojtari titullar i Tiranës njofton ndarjen me bardheblutë: Morëm titullin kampion

Mesfusha e Tiranës do të ndryshojë nga ajo e vjetshmja. Pas mungesës së Ardit Tolit që u ndie shumë në ndeshjet e Europës, bardheblutë humbin tani Totren. Ky i fundit ka njoftuar ndarjen me kampionët e Superiores nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale, teksa tregon së bashkëpunimit i erdhi fundi. “Jam shumë i lumtur që kam qenë pjesë e skuadrës më të madhe në Shqipëri në një vit të jashtëzakonshëm, ku falë një pune të madhe morëm titullin kampion.

Aventura ime me Tiranën përfundon këtu, duke qenë mirënjohës ndaj presidentit, drejtuesve, stafit teknik dhe të gjithë lojtarëve që kam punuar gjatë këtij viti. Pa diskutim, një falënderim i veçantë shkon për tifozët e mrekullueshëm që më kanë qëndruar pranë çdo ditë, ju jeni krenaria e qytetit.  Ju uroj shumë suksese në vazhdim. Forca Tirona”, shkruan Totre. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *