“Jemi në gjysmë të rrugës”, Xhaferi krenar me Vllazninë: I dhurojmë Shkodrës atë që i mungon prej 20 vitesh

Ditën e sotme është mbyllur java e 18 e Kategorisë Superiore. Dy faza të kampionatit janë përmbushur dhe Vllaznia vazhdon të jetë ekipi për tu mundur, teksa ende mban kreun me një diferencë prej 6 pikësh nga Partizani. Kuqeblutë janë kthyer në burim krenarie për të gjithë shkodranët, ndërsa përjashtim nuk bën as sponspori Alban Xhaferi. Ky i fundit ka shpërndarë në llogarinë e tij në “Facebook“ një postim ku shpalos dëshirën e madhe për ti sjellë Shkodrës trofeun që i mungon prej 20 vitesh, atë të titullit kampion.

“E filluam këtë sfidë me një objektiv madhor për ta kthyer Vllazninë në majat e futbollit shqiptar. E mbyllim fazën e dytë me 4 fitore, 2 barazime dhe vetëm një humbje dhe kryesojmë me meritë me një diferencë prej 6 pikësh… Kemi ardhur në gjysmën e rrugës dhe jemi besimplotë se me ndihmën e Zotit, duke punuar fort dhe me përkushtim jemi të gjithë bashkë të përqendruar në maksimum për ti dhuruar Shkodrës atë që i mungon prej 20 vitesh…Titullin Kampion“, shkruan Alban Xhaferi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *