Ndryshe nga fjalët e trajnerit Egbo që nuk kishte aspak frikë nga kundërshtari i nesërm, nga ana tjetër kapiteni Batha ka një vlerësim më të madh për cilësitë e Zvezdës krahasuar me të Tiranës. Në konferencën për shtyp mesfushori bardheblu është shprehur se bardheblutë janë inferior në fillimin e këtij takimi, por mbetet të shihet fusha e lojës, atje ku konsiderohet si arritje nëse mbërrihet deri në “ruletën ruse”.
“Nuk ndiej aspak emocion për shirtin e kapitenit pasi kam shumë vite eksperiencë, është nder dhe privilegj për mua. Ne jemi inferior karashi Zvezdës sipas vlerësimeve të bëra dhe ata kanë bërë atë historinë e tyre. Por nuk ka asgjë politike apo raciste, do të luajmë vetëm futboll. Jemi munduar që presionin ta mbajmë larg. Do të futemi në fushë, ta shijojmë dhe të përpiqemi të marrim maksimumin. Nëse e dërgojmë ndeshjen deri te penalltitë është arritje dhe për ne pasi nëse e mbajmë 0-0 është sukses”, u shpreh Batha. /Sport Ekspres/