Kanë përfunduar dy ndeshjet e para të javës së 12 të “Abissnet Superiores“. Tirana vazhdon të udhëheqë kampionatin, duke marrë një fitore bindëse 3-0 kundër Kastriotit. Këta të fundit vijojnë ende krizën e rezultateve, teksa qendrojnë në fund të renditjes. Ndërkohë Arapai merr fitoren e tij të parë si trajner, pasi Teuta ka mposhtur me shifrat minimale 1-0 Dinamon. Pas përfundimit të ndeshjeve, vetë trajnerët kanë dhënë intervistat e tyre për emisionin “Gol pas Goli“ në “Supersport“.
Arapi: “E rëndësishme është që fituam. Në pjesën e parë kishim tre, katër raste të pastër për të shënuar, por nuk ia dolëm. U vendos me autogolin e Bakajt, por ishte vendosja e lojtarëve tanë në fushë që e detyroi të gabonte. Ne jemi të ndërtuar për të shkuar lart dhe do të përmirësohemi më tepër në të ardhmen. Fati dhe dëshira e lojtarëve tanë për të fituar ishte e admirueshme. Kundërshtari u mundua që të na vendoste në trysni pas pësimit të golit”.
Ndreu: “I kisha thënë lojtarëve se nuk duhet të gabojmë pasi Tirana të ndëshkon në gabimin e parë. Po kryesojnë me meritë në kampionat dhe ne nuk jemi në harmoni si skuadër. Jemi shumë të cunguar me zgjedhjet e kam thënë. Tani kemi dy ndeshjet më të rëndësishme si me Skënderbeun dhe Egnatian, që vendos fatin e gjithë kësaj faze. Jemi e vetmja skuadër që nuk kemi një qendërmbrojtës tipit. Karakaci, Kodra dhe Hyseni janë mesfushorë dhe i kemi përshtatur ne si sulmues”.