Jashtëtokësori Ronaldo tani është mbreti i Europës

Minuta e katërt në ndeshjen kundër Marokut, goli i katërt në Europian për Kristiano Ronaldon, që është kthyer në simbolin e Portugalisë.

Ylli i Real Madridit ka vendosur një rekord sot, sepse ka shënuar golin e 85-të me kombëtaren, duke u bërë futbollisti evropian me më shumë gola për kombëtaren e vet në histori.

Javën e shkuar Ronaldo kapi në kuotën e 84-golave hungarezin Ferenc Pushkash, ndërsa sot e parakaloi.

Ndërkaq, Ronaldo është i dyti në botë, sepse vendin e parë e mban Ali Daei i Iranit. Natyrisht, edhe atë do ta vendosë shpejt në shënjestër Ronaldo, duke parë si po luan e sa shumë po shënon!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *