Dënimi i Jashanicës do të mbarojë së shpejti dhe në shkurt mbrojtësi pritet të jetë gati për të hyrë në fushën e lojës pas asaj mungese të gjatë. Aktualisht është pjesë e klubit të Skënderbeut, ndërsa vetë Janashanicë jo shumë kohë më parë është shprehur se janë të dyja shanset, si qendrimi në Korçë ashtu edhe largimi drejt një ekipi tjetër.
Mbrojtësi shqiptar ka qenë i pranishëm në stadium së bashku me presidentin Takaj dhe me Muzakën në ndeshjen e fundit të Skënderbeut, që luante kundër Kukësit. Kështu Jashanica ka vendosur të shohë nga afër ekipin me të cilin do të rikthehet në fushë, por që ende nuk dihet cili do të jetë mes Skënderbeut dhe Kukësit. Kjo pasi kohët e fundit emri i verilindorëve është përmendur se po tenton të sigurojë shërbimet e futbollistit të klubit korçar./Sport Ekspres/