Nëse Lineker ka shtruar tezën se te UEFA dhe FIFA duhet të mendojnë seriozisht sesi të rrisin nivelin e grupeve për kualifikueset, duke iu referuar fitores së Anglisë në shifrat 5-0 kundër San Marinos, atëherë çfarë mund të thonë në Azi?
Në ndeshjen e vlefshme për kualifikueset e Botërorit, Japonia ka fituar në shifrat 14-0 kundër Mongolisë. E thënë ndryshe, “i ka shkelur të drejtat e njeriut”. Lojtari i Liverpulit që aktualisht luan te Southampton, Monamino, do të hapte spektaklin, ndërsa Yuya Osako që luan te Ëerderi ka bërë tripletën.
Statistikat e ndeshjes janë edhe më të veçanta teksa Japonia ka pasur 80% të zotërimit të topit kundër 20% të vendasve. Gjithashtu japonezët kanë goditur 34 herë portën, ndërsa portieri i tyre nuk ka pasur asnjëherë punë pasi edhe në dy tentativat e Mongolisë, topi ka shkuar jashtë portës. /Sport Ekspres/