Për herë të parë në historinë e vet Japonia ka arritur të mposhtë një rival nga Amerika e Jugut në Kupën e Botës. Ia doli mbanë duke mundur 2-1 sot Kolumbinë, në një sfidë që fliste për kolumbianët para fillimit të ndeshjes.
Megjithatë, që në fillim ndryshoi gjithçka, sepse Japonia fitoi një 11-metërsh dhe Sançez doli me karton të kuq për prekje me dorë të topit në zonë. Ndoshta i kuq i tepruar, por gjithsesi arbitri Skomina ishte i vendosur dhe nuk pati nevojë as për VAR.
Kagaua shënoi, por më pas Kolumbia dominoi me 10 lojtarë dhe Kuintero gjeti barazimin e merituar në minutën e 39-të.
Dominimi kolumbian pati kosto, sepse fizikisht në pjesën e dytë skuadra e drejtuar nga Pekerman pësoi rënie të theksuar dhe Japonia përfitoi, duke krijuar lojë e raste, derisa Osako në minutën e 73-të siguroi fitoren e aziatikëve, që e kanë nisur me një fitore të madhe.
KOLUMBI – JAPONI 1-2
Shënues: 39′ Kuintero / Kagaua 6′ pen., Osako 73′
78′ Kolumbia e gjitha në sulm, Hames tenton dhe topi devijohet mbi traversë!
73′ GOL JAPONIA! Osako me kokë gjen golin, pas goditjes nga këndi për Japoninë. E pafalshme për mbrojtjen e Kolumbisë!!!
GOAL JAPAN! BRILLIANT HEADER! THEY ARE NOW LEADING COLOMBIA 2-1!#JPN? ?#COL? ?#COLJPN #WorldCup? ? pic.twitter.com/mrabqlLlWR
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) June 19, 2018
73′ ÇFARË FATI KOLUMBIA! Rrëmujë në zonë, Sakai gjuan fort dhe topi devijohet në këndore nga një mbrojtës kolumbian!
61′ Japonia shumë e rrezikshme në pjesën e dytë. Sërish afër golit, me Sakain që godet fort, por diagonalja del jashtë.
57′ Sërish pranë golit Japonia. Inui gjuan bukur në zonë, por grushton Ospina, i shkëlqyer.
MBI 40 MIJË TIFOZË NË STADIUM SOT
A great crowd ?#COLJPN pic.twitter.com/7I9TeK1oec
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) June 19, 2018
54′ Osako humbet shans të pastër për Japoninë. I vetëm me portierin në pozicion të prirët, gjuan, por grushton Ospina.
PUSHIMI I NDESHJES – Spektakël, betejë, vrap, karton i kuq e penallti. I pati të gjitha Kolumbi-Japoni, sfidë që ka përfunduar në barazim në 45 minutat e para, por Kolumbia edhe me 10 lojtarë ka dominuar. Pjesa e dytë pritet edhe më e bukur!
Key stats from #COLJPN so far:
? @juanferquinte10 is the first player to net a goal for #COL at multiple World Cups.
? @carlossanchez6 red card (3:14) is the second fastest red card in #WorldCup history after Jose Batista (55 sec) for #URU in 1986. pic.twitter.com/82CBP0jzdo
— FIFA World Cup ? (@FIFAWorldCup) June 19, 2018
39′ GOL KOLUMBIA! Goditje dënimi (e diskutueshme), Kuintero me zgjuarsi gjuajti poshtë barrikadës, duke befasuar Kauashiman. Ky i fundit e nal topin, por matanë vijës fatale. Të kota protestat japoneze, edhe teknologjia konfirmon se ishte gol!
GOAL COLOMBIA! QUINTERO! GREAT FREE-KICK! Japan goalkeeper just couldn’t react in time!#JPN #COL #COLJPN #WorldCup pic.twitter.com/GAjDfgzkWS
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) June 19, 2018
34′ Sërish Falkao, në zonë, por pasimin e gjatë vetëm sa e prek lehtë me këmbë. Gjithsesi, Kolumbia është gjithnjë në sulm, agresive dhe nuk duket që po luan me 10 lojtarë!
32′ Osako në zonë, pozicion i prirët, por gjuajtje e keqe dhe jashtë. Japonia nuk e ka goditur më portën, që prej goli.
31′ ÇUDI! Del Huan Kuadrado, futet Barrios! Mesfushori i Juventusit po luante mjaft mirë!
18′ Kolumbia e ka kaluar tronditjen e kartonit të kuq dhe golit të pësuar. Prej disa minutash amerikano-jugorët kanë marrë lojën në dorë dhe kanë 60% të zotërimit të topit, impresionuese duke parë që janë me një lojtar më pak. Gjithsesi, Japonia është e ngjeshur në mbrojtje dhe nuk ka shumë hapësira, edhepse Kuadrado po lëviz pa fund.