“Janë treguar të vegjël dhe mos mirënjohës”, trajneri i Kastriotit shpërthen ndaj lojtarëve të tij: Morën 2-3 telefonata, neglizhuan dhe mungesë respekti

Laçi i Shpëtim Duros është treguar fantastik dhe ka shumë vend për t’u duartrokitur. Pavarësisht se Tirana do të shpallej zyrtarisht edhe fituesja e Superiores për këtë sezon në ditën e djeshme, kjo nuk ishte arsyeja që kurbinasit të ulnin marshin ndaj Kastriotit.

Miqtë kaluan në avantazh me anë të Spartak Ajazit që shënoi në minutën e 38 nga penalltia pas një prekje me dorë të topit. Ndërkohë pas vetëm dy minutash ishte Adeleke që barazoi shifrat. Në minutën e 43, Shehu arriti të shfrytëzonte bukur pasimin e Deliut për të përmbysur gjithçka.

Për të kalur në pjesën e dytë, teksa ishte Qato që shfrytëzoi imagjinatën me një goditje nga 30 metra. Tërësisht e fortë dhe e saktë, ku pavarësisht se topi shkoi qëndror, Sali e kishte të pamundur për të reaguar. Për të përmbyllur listën e golashënuesve mendoi Zarubica me një tjetër goditje të bukur në brendësi të zonës, për të vulosur shifrat në 4-1. Më poshtë gjeni intervistat e trajnerëve për “Supersport”:

Çela: “Lojtarët tanë duhet të jenë koshient për atë që kanë bërë dhe po bëjnë pasi nuk po respektojnë veten dhe mua. Është e pakuptimtë që të ketë kështu neglizhence pasi nuk po më respektojnë mua dhe as klubin. Lojtarët kanë nisur kontaktet me klubet e tjera dhe prandaj unë e quaj mungesë respekti. Fillimisht e bëjnë ndaj vetes, pastaj ndaj meje dhe klubit. Duhet të kuptojnë që nga fanella e Kastriotit i kanë marrë ato dy tre telefonata. Janë treguar shumë të vegjël, pasi nuk vlerësojnë atë që të bëri ky që je, kalojmë te mos mirënjohja”

Shpëtim Duro: “Vendi i dytë ishte objektivi ynë. Hera e parë që Laçi është nënkampion, se Europën e kishim siguruar. Shumë nga ju nuk i njohin lojtarët e stolit të Laçit, por unë i njoh shumë mirë, se i kam dhënë dorën. Qaton e kam marrë nga Kategoria e Dytë, ishte edhe në Europë me ne. Spahiu është një tjetër element, por ju nuk i njihni mirë. Rezultati i derbit? Nuk më interesonte shumë. Komplimente Tiranës për titullin, sa i përket ndeshjes ishte Partizani më mirë në pjesën e parë dhe në të dytën ishte Tirana më mirë”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *