Janë shokë të ngushtë, batuta e Fratesit që i jep çmimin e lojtarit të ndeshjes Asllanit: Urime vëlla!

Interi ka arritur që të fitojë kundër Atletiko Madrid me shifrat 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua nga ana e Arnautovic. Ky lojtar u shpall si lojtari i ndeshjes. Menjëherë pas mbylljes së takimit, nuk munguan batutat mes Fratesit dhe Asllanit, dy miqtë e ngushtë te Interi.

“Përpos të gjithave, urimë vëlla”, ishte foto e hedhur nga Fratessi për Kristjan Asllanin. Mesfushori shqiptar, i cili qëndroi në stol, shfaqej duke mbajtur trofeun e lojtarit të ndeshjes. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *