Atletiko Madrid luajti në fushën e vështirë të Real Sociedad, ku fituan me rezultatin 0-2. Me këto tre pikë mjaft të vlefshme, madrilenët vazhdojnë të sigurtë në krye të klasifikimit në kuotën e 32 pikëve, 3 më shumë se kampionët në fuqi, Real Madridi.
Por skuadra e Simeones mund ta thellojë këtë diferencë në 6 pikë, pasi kanë luajtur një ndeshje më pak. Pjesa e parë ishte mjaft e mbyllur, karakteristikë për taktikat e trajnerit Simeone, i cili preferon të jetë stabël në mbrojtje dhe të përfitojë në kundërsulme.
Në pjesën e dytë, në minutën e 49-të, Carrasco gjen Mario Hermoso i cili duke qenë mjaft i sigurtë përpara portës kalon skuadrën e Atletiko Madridit në avantazh. Në minutën e 74-të Llorente shënon golin e knockoutit, duke e mbyllur sfidën në 0-2. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/