Teuta është kthyer në macen e zezë të Tiranës. Bardheblutë do të përballen ndaj tyre në gjysmëfinalen e parë të Kupës së Shqipërisë. Para këtij takimi ishte Orges Shehi që doli në konferencën për shtyp.
“Është pika kulminante e sezonit ku kërkon të marrësh frutet e punës. Ka ngarkesë sidomos për ne që jemi në punë por me lojtarët që kemi do të ruajmë energji pas ndeshjes ndaj Vllaznisë dhe do të përqendrohemi te e nesërmja.
Shpresoj ta përballojnë dhe mund të bëjmë 1-2 lojtarë rotacion sepse kemi edhe kampionatin. Nuk është rotacion tamam sepse do të fus lojtarë që kanë mbajtur peshën e sezonit.
Të gjithë kundërshtarët në këtë fazë me 2 takime kërkojnë të bëjnë maksimumin. Është një kompeticion me dy takime dhe asgjë nuk përfundon nesër sepse ka edhe kthim. Na kanë vënë në vështirësi shpesh por shpresoj që nesër ta vëmë ne në vështirësi”, tha Shehi. /Sport Ekspres/