Shorti i sotëm për kualifikueset e Botërorit Katar 2022 ka qenë një rastësi e çuditshme për Xhani De Biazin. Fati e ka vendosur në një grup me 5 ekipe, ndër të cilat dy janë Portugalia dhe Serbia, njëjtë si në kohën kur udhëhoqi kuqezinjtë drejt arritjes historike në Euro 2016. Trajneri italian i njeh mirë këta dy kundërshtarë dhe në një prononcim për mediat azere ka shprehur besimin te përsëritja e suksesit si me Shqipërinë.
“Gjatë periudhës sime si kryetrajner i ekipit kombëtar shqiptar, unë u përballa me ekipet kombëtare të Portugalisë dhe Serbisë në raundin kualifikues të Euro-2016. Nëse e dimë, nëse mund ta përdorim përvojën e fituar atje, mendoj se mundet të ketë një shans në grup duke luajtur mirë”, ka thënë Xhani De Biazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/