“Jam pa punë, jo pa bukë”/ Ardian Mema sqaron batutën për të marrë drejtimin e Partizanit

Teksa disa ekipe janë pa trajner në Superiore, në media po qarkullojnë shumë emra për të fituar një vend te Tirana, Partizani dhe Luftëtari. Ardian Mema është pyetur te “Rubrika Sportive” nëse mund të marrë drejtimin e të kuqëve, derisa erdhi edhe përgjigja: “Jam pa punë, jo pa bukë”. Po menjëherë teksa ishte i pranishëm në emisionin e radhës, këtë herë te “Pressing” në “ABC Neës”, e sqaron gjithçka.

“Atë ditë më bëri pyetja prezantuesja e emisionit: “Me një milionë dollarë, do ikje te Partizani?”. Dhe unë ia ktheva me të njëjtën batutë: “Jam papunë, por jo pa bukë”. E kanë keqkuptuar shumë portale këtë batutën time dhe më vjen keq. Gjej rastin për ta sqaruar këtu”, tha Ardian Mema. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online