“Jam krenar për këtë fanellë”, Broja reagon pas golit: Jam lojtar që di të luaj ndeshje, ekipi më i rëndësishmi

Ka përfunduar sfida mes Shqipërisë dhe Hungarisë. Kuqezinjtë kanë marrë më në fund një fitore aq shumë të kërkuar kundër një rivali direkt për objektivat e këtyre kualifikueseve të Kampionatit Botëror. Pas tentativave të shumta goli vjen në minutën e 87, atëherë kur Armando Broja tregon se është një gjahtar i vërtetë i golit dhe ndëshkon hungarezët. Në përfundim të këtij dueli vetë protagonistët kanë dhënë intervistat e tyre për “Supersport”.

Broja: “Jam shumë krenar për këtë fanellë, për këtë ekip. Ishte një ndeshje e rëndësishme dhe na duheshin tre pikët. Hyra 20 minuta dhe shënova. Jam lojtar që di të luaj ndeshje, të marr minuta. Ekipi është më i rëndësishëm. Ndihem i vlerësuar nga Reja? Nuk di c‘të them.”

Bajrami: “Ishte një debutim i mirë. Fituam dhe gjithë skuadra luajti mirë. Jam shumë i lumtur. Jam përshtatur me skuadrën. Më kanë pritur shumë mirë. Ndihem shumë mirë me skuadrën. Kam folur shumë me Rejan për pozicionin dhe ndihem mirë. E dinim se ishte e vështirë dhe duhet ta fitonim lojën. Por tifozët na kanë pritur shumë mirë dhe kemi marrë fitoren. Nëse luaj ndaj San Marinos patjetër që shpresoj të shënoj. Ndihem mirë, megjithëse kam marrë një faull”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *