“Elbasan Arena” priti në mesjavë vëllazëroren mes Shqipërisë dhe Kosovës, ku vunë shumë futbollistë panë përballë të kaluarën e tyre. Një pjesë e lojtarëve që tashmë përfaqësojnë dardanët dikur mbanin veshur fanellën kuqezi si, megjithëse ka ndodhur edhe e kundërta, me futbollistë që kanë lënë grupmoshat e Kosovës për t’ju bashkuar Kombëtares shqiptare.
Ismajli dhe Ramadani janë dy shembuj të tillë, që me zgjedhjen e tyre kanë lënë të pakënaqur trajnerin e Kosvës U-19. Ramiz Krasniqi ka shprehur zgjënjimin e tij për largimin e dyshes drejt kuqezinjve, pavarësisht se në fund të fundit përfaqësojnë kombin e tyre, ashtu siç duhet të ndodhë me çdo lojtar.
“Vetë fakti tregon se i kemi shtatë ose tetë futbollistë në Përfaqësuesen A që kanë kaluar nëpër gjenerata të ndryshme. Mendoj se pasuria më e madhe është kjo. Jam i zhgënjyer në dy futbollistë, që pavarësisht nga të gjithë problemet që nuk kanë qenë në Përfaqësuesen A, me Ardian Ismajlin dhe me Ylber Ramadanin.
Dy futbollistë që luajnë për Shqipërinë kanë qenë dy futbollistët në Përfaqësuesen U-19 të Kosovës. Të dy në kohën e tyre kanë qenë kapitenë. Kemi pritur që do të vazhdojnë me neve, por ata kanë vendosur të shkojnë në Kombëtaren shqiptare. Kam qenë shumë i zhgënjyer, sepse kanë qenë fëmijë të Kosovës dhe të Prishtinës. Të dy lojtarët i kam udhëhequr, por sidoqoftë është vendimi i tyre”, është shprehur Ramiz Krasniqi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/