Aventura e re në Turqi po shkon në mënyrën më të mirë të mundshme për Kristal Abazaj. Istanbulspori po rezulton destinacioni i duhur në karrierën e tij, ku ndryshe nga Anderlehti, por tregon një formë vërtetë të mirë. Sulmuesi shqiptar është kthyer në protagonist me golat e tij, ku një të tillë e shënoi edhe në ndeshjen e djeshme në fitoren 3-0 kundër Eskisehirspor.
Ish-futbollisti i Kukësit ka dhënë një prononcim për emisionin ”Zona Gol” në “Supersport”, ku shprehet se ndihet i befasuar me nivelin që ka gjetur në Ligën e Dytë turke. Sipas tij 4 ekipet e kreut të këtij kampionati janë më të forta edhe se elita e futbollit të Shqipërisë.
”E kemi ndjekur me vëmendje Kombëtaren. Duhet të përsërisim vitet e suksesshme me De Biasin. Nuk kam bërë një fazë përgatitore. Shpresoj të vij sa më shpejt në kondicionin fizik. Jam habitur pasi nuk e prisja ekipin të ishte në nivel të lartë. Kemi skuadër mjaft të mirë. Katër ekipe të para këtu janë më të forta se në Superiore. Kanë bërë blerje të forta si Gokhan Inler. Tirana ka ekipin më të mirë”, ka thënë Kristal Abazaj./Halit Delibashi-Sport Ekspres/