“Ja sesi duket, asgjë e re”! Reagimi nga faqja zyrtare e Atletico Madrid, ndihen të vjedhur ndaj Real Madrid

Atletico Madrid barazoi dje me Real Madridin 1-1. Pas takimit, në profilin zyrtar të Atletico Madrid ka dalë një foto kuptimplotë. Lojtarët e Diego Simeones nuk e lanë veten të mposhten, megjithëse luajtën me dhjetë lojtarë për mbi gjysmë ore. Në pjesën e dytë, Gil Manzano i dha kartonin e kuq Angel Correas, i cili goditi me bërryl Antonio Rudiger.

Lojtarët e Atleticos dhe vetë “Cholo” nuk ishin dakord me vendimin e arbitrit. Gjithashtu, klubi bëri me dije se Correa nuk e meritonte fare kartonin e kuq, pasi i vuajti vetë ndërhyrjet e ashpra në Santiago Bernabeu. “Ja si duket këmba e “agresorit” tonë. Asgjë e re në Bernabeu”, ka shkruar Atletico në profil. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *