Tirana është shpallur kampione e Superiores pasi ka mundur Partizanin me shifrat 1-2. Ndërkohë i ftuar në Supersport, Ylli Aga ka thënë se Hoxhallari do të shkojë në Rumani dhe se Seferi nuk mund të mbahet me një rrogë prej 30 mijë eurove.
“Në dijeninë time, Shehi konfirmohet dhe vazhdon punën e nisur te Tirana. Sa u përket futbollistëve, janë 5 prej tyre që kanë oferta konkrete dhe madje Hoxhallari mund të quhet i larguar, në kampionatin rumun.
Ka oferta edhe për Bekajn, Xhixhën, Totren e Seferin, të cilat nuk janë shumë të kënaqshme për klubin, por nga ana tjetër, plotësojnë më së miri pretendimet e futbollistëve. Nëse një klub ofron pagë 30 mijë euro në muaj për Seferin, Tirana nuk mund t’i prishë punë dhe ta mbajë me 11 mijë euro në muaj, ndonëse klubi mund të mos fitojë aq sa duhet nga shitja e kartonit të tij”, deklaroi Aga. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/