Ja arsyeja/ Do të ishte çmenduri të ndodhte ndryshe, Partizani zyrtarizon stadiumin për ndeshjen me Tiranën

Shumë ishte përfolur për ndeshjen derbi të kësaj jave mes Partizanit dhe Tiranës. Do të zhvillohej në Air Albania apo në kompleksin e ri të Partizanit? Klubi i kuq ka zyrtarizuar gjithçka nëpërmjet një postimi në faqen zyrtare. Klubi i Partizanit tregon se kjo ndeshje do të luhet në Air Albania për shkak të interesimit të mad të tifozerisë së kuqe.

“Klubi zyrtarizon stadiumin “Air Albania” ku do të zhvillohet takimi Partizani – Tirana i vlefshëm për javën e 24 të Kampionatit. Duke parë interesimin e madh të tifozerisë së kuqe për të qenë sa më e shumtë prezent në këtë ndeshje të rëndësishme, klubi ka vendosur që ndeshja derbi të luhet në stadiumin “Air Albania”, shkruhet në reagimin e klubit. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online