Ivan Gvozdenoviç kishte provuar rolin e zëvendëstrajnerit deri më tani, ndërkohë që e ka marrë licencën UEFA Pro prej kohësh në Shqipëri. Serbi, i cili në vendin tonë ka luajtur me Tiranën, Skënderbeun dhe Kukësin, priti që verilindorët t’i besonin stolin me largimin e Mladen Milinkoviç, por kjo nuk ndodhi dhe iu bashkua Al Faisali Aman, po si ndihmës.
Gjithsesi i ka ardhur momenti të jetë i vetëm në pankinës, pasi ka nënshkruar me Al Mojzel, klub në Arabinë Saudite. Vjet i shpëtuan rënies nga Divizioni i parë (liga e dytë) dhe për sezonin e ardhshëm kanë plane të tjera. Transferimin e tij e mundësoi Star Sport Managment, e përfaqësuar nga menaxheri Ilir Halili, i cili operon në atë zonë.