Thomas Strakosha është kthyer në një nga trajnerët më të mirë në Serie A. Lazio e tij ka bërë një sezon fantastik në Itali, e po ashtu si bardhekaltrit edhe gardiani shqiptar ka shkëlqyer, duke pasur gisht edhe ai në suksesin që skuadra po përjeton. Figura e tij është eklipsuar hera herës edhe nga emri i babait të tij, Foto Strakosha, teksa kritikët kanë hedhur edhe idenë se Thomas ka arritur aty ku është falë legjendës së portës së kuqezinjve, por statistikat flasin ndryshe.
Thomas Strakosha di të jetë vendimtar në portë dhe ta deklarojë katërkëndëshin e mbrojtur prej tij si një zonë të ndaluar. Këtë e tregon fare qartë edhe statistika e fundit, ku që prej vitit 2017 është portieri i dytë më i mirë në Serie A. Plot 291 pritje në 99 ndeshje të zhvilluara janë shifrat që e bëjnë Strakoshën të shohë sipër tij vetëm Sirigu, i cili numëron 314 pritje në 98 takime të zhvilluara prej vitit 2017./Sport Ekspres/