Italia shpreson ende për Botërorin nga problemet e shteteve të tjera, merret vendimi përfundimtar edhe për Ekuadorin

Humbja ndaj Maqedonisë së Veriut, ku për pasojë dështuan të merrnin pjesë në Botëror, ka ndikuar në mënyrë negative tek tifozët e Italisë. Ata nuk arrijnë të “përtypin faktin” se Kombëtarja e tyre nuk do të luajë në Katar.

Megjithatë, axurrët shpresonin se problemet e shteteve të tjera, do t’i jepnin një mundësi për tu kualifikuar në Botëror. Ndaj Federatës së Ekuadorit u hap një hetim nga FIFA, por i rezultuar pa prova dhe për këtë arsye Ekuadori do të marrë pjesë në Botëror, duke shuar totalisht shpresat e Italisë.

“Komiteti Disiplinor i FIFA-s hedh poshtë të gjitha akuzat kundër Federatës Ekuadoriane të Futbollit. Procedura disiplinore e nisur kundër Federatës së Futbollit të Ekuadorit shpallet e mbyllur”- shkruhet në vendimin e FIFA-s. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *