Ismet Munishi e prezanton lojtarin e ardhur nga Superiorja në stilin e tij, mjafton një fotografi me një…birrë

Në Kosovë po raportohet se Artur Magani do të jetë pjesë e Prishtinës në sezonin e ardhshëm. Gjithçka bëhet e ditur nga një fotografi e publikuar nga trajneri i saj, Ismet Munishi. Ky i fundit njihet për stilin e tij të veçantë të reagimeve dhe dhënies së deklaratave.

Së fundmi Munishi ka publikuar një fotografi duke shijuar birrën në bregdet me Maganin, që ishte pjesë me Egnatian. “Me djemë të mirë, sportistë fantastik dhe burra, birra të shijon shumë. Magani, përherë është kënaqësi e veçantë”, shkruan Munishi duke lënë të nënkuptohet për ribashkimin me sulmuesin. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *