Si zakonisht, Argjentina niset si një ndër favoritët për titull dhe si zakonisht, gjen mënyrën për ta bere lëmsh.
Sot kundër Islandës duhet të ishte ndeshja e Mesit dhe ashtu ndodhi, por Pleshti do të mbahet mend për keq.
Përfundoi 1-1 dhe nëse Argjentina nuk fitoi, arsyeja është një penallti e humbur nga ylli i Barcelonës në minutën e 65-të.
Ishte një ndeshje e dominuar tmerrësisht nga Argjentina, që pati thuajse 80% të zotërimit re topit dhe tentoi pa fund, por goli nuk u duk në pjesën e dytë.
Aguero shënoi një gol të bukur në minutën e 19-të, por 5 minuta më vonë Islanda barazoi, me një mbrojtje argjentinase shumë të paqartë.
Më pas, një duel pa fund mes sulmit argjentinas dhe mbrojtjes islandeze, me nordikët që u mbrojtën shumë mirë dhe patën edhe një portier të shkëlqyer, vendimtar jo vetëm te penalltia.
ARGJENTINË – ISLANDË 1-1
Shënues: Aguero 19′ / Finbogason 24′
90’+2 Mesi tenton edhe me të djathtën, mbi traversë. Argjentina dominon totalisht, por nuk ka ide si ta futë topin në zonë.
87′ Halldorson i shkëlqyer për Islandën. Pavon gjuan nga e majta e sulmit argjentinas, askush nuk devijon dhe portieri i Islandës eviton golin.
84′ Sërish Mesi, shpresa e vetme e Argjentinës. Goditja e nëntë drejt portës nga Pleshti, gjuajtje që devijohet në këndore dhe ndërkohë futet Higuain.
81′ Tenton pa fund Argjentina, Mesi godet nga distanca, por paksa jashtë. Luhet vetëm në mesfushën islandeze.
MESI – Ylli argjentinas ka humbur 4 nga 7 penalltitë e fundit që ka gjuajtur mes Barcelonës e kombëtares.
65′ MESI HUMBET PENALLTI! Dominimi argjentinas prodhoi një penallti për një faull në zonë. Aguero përplaset me Magnuson, faull i pa qëllimshëm, por arbitri vendos për penallti. Gjithsesi, Mesi gabon, pasi grushton Halldorson, që kishte bukur në të djathtë të tij. Gjuajtja ishte e dobët.
54′ Del Bilia, futet Banega. Tabloja nuk ndryshon, Argjentina bën lojën dhe ka gjithë zotërimit e topit, por Islanda cinike bën maksimumin kur e merr topin dhe mbrohet shumë mirë.
PUSHIMI I NDESHJES – Pritej shumë nga Argjentina, deri tani skuadra e Mesit nuk ka zhgënjyer, të paktën në sulm. Një gol dhe disa raste për shënim, dominim në lojë dhe presion konstant. Megjithatë, Islanda është alamet skuadre dhe nuk ka frikë askënd, edhe pse debutuese në Botëror. Mbrojtja argjentinase është kaotike dhe Islanda falënderoi, duke shënuar golin e parë në një Kupë Bote.
45′ Mbyllet pjesa e parë, Argjentina me 333 pasime kundrejt 70 të Islandës, por rëndësi kanë golat, apo jo?
41′ Argjentina kërkon penallti dy herë rreth. Arbitri bën shenjë që nuk ka asgjë, me të drejtë. Prekje me dorë në zonë në një moment, por aspak të qëllimshme.
35′ Vazhdon presioni i Argjentinës, por Islanda luan pa frikë. Kundërsulmi islandez nuk është shumë i qartë, por dëshira e skuadrës skandinave është impresionuese, ashtu si tifozët në tribuna.
24′ GOL ISLANDA! Edhe një herë Islanda i afrohet rrezikshëm zonës dhe këtë radhë vjen goli, i pari në Kupën e Botës për Islandën e vogël. Gjuajtjen e parë e grushton portieri Kavajeron, por Finbogason nga pak metra shtyn topin në rrjetë. Mbrojtja e Argjentinës, mediokre!
Finbogasson scoring to equalise for Iceland #Argentina 1 : 1 #Iceland #WorldCup
— World Cup 2018 Related (@WorldCup18Info) June 16, 2018
19′ GOL ARGJENTINA! Ishte Leo Mesi sulmuesi më aktiv tek Argjentina, por Islanda duket se harroi Agueron. El Kun mori një top në qendër të zonës, rrotullim i bukur dhe gjuajtje me të majtën, duke mos i lënë hapësirë reagimi portierit islandez!
GOALLLLL Argentina 1 – 0 Iceland! WOW! SERGIO AGUERO! WHAT A FINISH! HIS FIRST EVER WORLD CUP GOAL#WorldCup? ? #ARG? ? #ISL? ? #ARGISL pic.twitter.com/2vEogcN745
— FIFA World Cup (@WorIdCupUpdates) June 16, 2018
9′ Islanda pranë golit! Mbrojtja argjentinase e bën lëmsh dhe i dhuron një rast ideal Islandës, por Bjarnasdon godet jashtë, i vetëm me portierin Kavajero!
8′ Ritëm i çmendur, sulme nga të dy krahët. Mesi hedh një top në zonë nga goditja e dënimit, Taljafiko devijon me kokë dhe topi del paksa jashtë. Shumë pranë golit Argjkentina!
1′ Nis sfida, debutojnë Argjentina e Islanda.
Përballja e parë në histori mes Argjentinës e Islandës, sot pasdite (ora 15.00) në Otkrytiye Arena (Moskë). Argjentina nis Botërorin e saj të 12-të rresht, ndërsa e ka fituar ndeshjen hapëse në 6 Botërorët e fundit. Për Islandën është debutimi absolut në Kupën e Botës, një hap tjetër gjigant përpara për një skuadër pa histori, por që në vitet e fundit është bërë një ndër ekipet më simpatike në Europë.
Trajneri i Argjentinës Sampaoli ishte edhe në Botërorin 2014, por në drejtimin e Kilit, ndërsa kolegu Hallgrimson ka qenë vetëm në Euro 2016.
Sytë do jenë mbi Leo Mesin, natyrisht, autor i 7 golave në kualifikuese, por që në karrierën e vet nuk ka qenë asnjëherë ai i Barcelonës kur ka luajtur për kombëtaren, me këtë të fundit që nuk arrin të shfrytëzojë talentin e tij dhe yjet e shumtë që ka në sulm.