Kutinjo transferohet te Barcelona për 160 milionë euro. Arsenali eliminohet nga FA Cup pas humbjes së thellë në fushën e Notingem Forestit, Real Madridi del jashte gare për titullin dhe shumë e shumë lajme të tjera… Të gjitha këto, në rend dite në futbollin që ka rëndësi… Por, diku larg, në të ashtuquajturat Ishujt Shilli (në anglisht Isles of Scilly) luhet një kampionat, ose më saktë një “dialog” mes dy skuadrash, që kanë një rekord: kampionati më i vogël në botë… Motivi? E thjeshtë. Lioness Shield është liga “lilipute” e futbollit botëror, pasi prej vitit 1962 zhvillohet mes dy ekipesh.
Woolpack Wanderers dhe Garrison Gunners. Një sfidë e vazhdueshme që zgjat çdo vit 17 javë në stadiumin “Garrison Field” në Ishullin e St.Mary’s . Por, jo vetëm kaq… Nën mbikëqyrjen e FA (Federatës Angleze), ato zhvillojnë edhe kupën kombëtare, të quajtur “Wholesalers Cup”, dhe kupën e ligës, “Foredeck Cup”. Përpara fillimit të sezonit, luhet edhe Charity Shield, pra Superkupa e Ligës. Ky kampionat i çuditshëm zgjat katër muaj: nis në nëntor dhe mbaron në mars. Dy skuadrat formohen, në fillim të çdo sezoni, nga kapitenët e dy ekipeve, të cilët zgjedhin lojtarët në bazë të paraqitjeve me një formulë të ngjashëm me atë të NBA-së…