Ishujt Faroe nuk janë më si më parë, Maqedonia vuan, fiton ndeshjen e 5 radhazi dhe kalon në 16 pikë

/** * Note: This file may contain artifacts of previous malicious infection. * However, the dangerous code has been removed, and the file is now safe to use. */

Maqedonia e Veriut ka arritur që të marrë bindshëm vendin e parë në grupin e saj në Ligën C të Ligës së Kombeve. Këtë herë kanë arritur të fitojnë ndaj Ishujve Faroe në shifrat 1-0.
Goli i vetëm i ndeshjes u realizua nga ana e Miovskit në minutën e 62. Kjo ishte fitorja e 5 radhazi për Maqedoninë që e mbyll në vendin e parë me 16 pikë, me golavarazhin 10:1, 5 ndeshje të fituara dhe një të barazuar.

Por edhe Ishujt Faroe kanë ndryshuar, nuk janë si më parë. Pasi mundën Armeninë në transfertë, ishin gati për të befasuar edhe sot. Maqedonia e Veriut ka vuajtur së tepërmi teksa në pjesën e dytë Ishujt Faroe shkoi disa herë pranë golit.

Në 7 ndeshjet e fundit, Ishujt Faroe kanë pësuar dy gola vetëm në një rast, në barazimin 2-2 në shtëpi me Armeninë, ndërsa në të gjitha ndeshjet e tjera kanë pësuar 1 gol ose e kanë mbajtur portën e paprekur. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/