“Ishte rusisht, e grisa se nuk e kuptoja”/ Farfan i vjen ulja e pagës me letër në shtëpi: Nuk luani dot me paratë e mia

Në një kohë kur klubet europiane po negocjojnë me lojtarët dhe stafin teknik për shkurtimet e pagave, në Rusi e bëjnë fakt të kryer. E madje pa njoftuar fare, një letër vjen në shtëpinë tënde me postë ku të njoftohet se klubi ka bërë shkurtimin e rrogës tënde. E çuditshme apo jo?! E pikërisht kjo i ka ndodhur Jefferson Farfán. Sulmuesi është habitur nga një letër e cila në gjuhën rusish bëhej edhe më e pa kuptueshme duke e grisur atë pa e ditur se çfarë përmbante.

Më pas Farfan është njohur me njoftimin e klubit që i mohonte atij 40% të pagës për muajt e pandemisë. Një vendim që sulmuesi nuk e ka pritur aspak mirë duke shpërthyer ndaj klubit të tij, Lokomotiva e Moskës. Sipas tij manovrimet e drejtuesve për shkurtimin e rrogave ishte një lojë nga e cila Farfan nuk pranon të jetë pjesë e saj. Për këtë situatë sulmuesi ka reaguar edhe personalisht në rrjete sociale.

“Ishte një letër që kishte mberritur në shtëpinë time. Ishte rusisht, nuk e kuptoja çfarë shkruhej. E grisa. Më pas u njoha me vendimin e klubit timë. Ata mund të luajnë më çdo gjë në këto kohë por jo me paratë e mia. Ata duan të më ofendojnë dhe unë nuk e pranojë këtë gjë. Ato janë paratë e mia”-shprehet mes të tjerash Farfan, rroga e të cilit shkon në 1.5 milion euro në vit./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *