Ishte prangosur nga policia shqiptare, Ballist Morina lirohet dhe krenaria jonë nuk shkon pas hekurave

Më në fund! Krenaria e të gjithë shqiptarëve, Ballist Morina, është liruar. Në datën 25 maj, teksa shkeli në pikën kufitare të Morinës, do të vinte arrestimi i tifozit të njohur të Kombëtares. Ai kishte një dënim prej 5 muaj pa shlyer, sa i përket ar.mëmbajtjes pa leje.

Por fatmirësisht Gjykata e Durrësit ka vendosur që Ballist Morina të mos shkojë pas hekurave. Ky dënim është zbutur dhe ka kaluar në shërbim prove, duke qenë i lirë nga dita e sotme. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *