Ishte në momentin e gabuar te Laçi, tani sulmuesi Okpotu kushton 1 milionë dollarë në merkato

Antoni Okpotu ishte përpara disa kohësh pjesë e Laçit, ndërsa u mor si një përforcim i bujshëm nga kurbinasit. Por ky futbollist nuk do të gjente veten në kampionatin shqiptar, kjo edhe për shkak të një dëmtimi.

Madje në një ndeshje ndaj Skënderbeut do të ishte Selmani që do i merrte penalltinë, pasi ky ishte vendimi i trjaner, ndërsa dëshira e Okpotu ishte për të dërguar vetë topin në rrjetë. Asokohe Laçi duhej të jepte 100 mijë euro për të bërë të tyrin këtë lojtar dhe për t’i dërguar te klubi i Difa El Zhadidi. Gjithsesi nuk u mendua në këtë mënyrë dhe aktualisht ky sulmues luan në Tunizi te Monastir. Në 11 ndeshje ka realizuar 7 gola dhe sipas asaj që raportojnë mediat e këtij vendi, drejtuesit e klubit nuk e lënë për më pak se 1 milionë dollarë. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online