Marash Kumbulla ishte në mbrëmjen e ërrët kundër Polonisë. Mbrojtësi kishte faturën e golit të tretë teksa tentoi të maste forcat me Lewandowskin dhe na ndëshkoi pasi u rrëzua në fushë. Gjithashtu edhe në golin e dytë pasi e la Ismajlin të vetëm në mbulimin e dy kundërshtarëve.
Kaotik, i pasigurt dhe stononte me dy krahët e tjerë. Por a do të ndryshojë Kumbulla ndaj Hungarisë? Kërkohet me patjetër! Vetë lojtari i bën thirrje tifozëve që të mos dorëzohen.
“Nuk dorëzohemi e shikojmë që tani tek sfida tjetër që do të jetë shumë e rendesishme per rrugetimin tonë! Forca Shqipëri, të besojm së bashku”, shkruan Kumbulla. /Sport Ekspres/