“Ishte e vështirë“, Ibra reagon për derbin pasi merr “Tapirin e artë“: Mbase na sjell fat ndeshjen tjetër

Milani ka humbur ditën e djeshme derbin kundër Interit, që u mbyll me shifrat 0-3. Zikaltrit shkëputen kështu në krye, duke udhëhequr për herë të parë kampionatin për këtë sezon. Një disfatë e tillë patjetër që lë një shije të hidhur te lojtarët, e aq më tepër kur bëhet fjalë për një emër si Ibrahimoviç, i cili njihet për egon dhe ambiciet e tij të larta.

Suedezi ka marrë për herë të 6 “Tapirin e Artë” nga “Striscia la Notizia” dhe nuk ka nguruar të përgjigjet se ajo humbje në derbi i dhemb shumë. Megjithatë 39-vjeçari është i bindur se ekipi do të rikuperohet shpejt.

“Ishte e vështirë, ne bëmë disa gabime por do të rekuperojmë. Ndeshjen tjetër do ta marr Tapirin me vete, mbase na sjell fat”, ka thënë Zllatan Ibrahimoviç./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *