“Ishte e çuditshme, më filluan të dridhurat pas ndeshjes”! Enea Jorgji tregon debutimin në Champions League: Përfaqësuam Shqipërinë me krenari

Enea Jorgji ka debutuar në mbrëmjen e djeshme në grupet e Champions League. Arbitri shqiptar vendosi drejtësi në takimin mes Young Boys dhe Leipzig. Në një intervistë me “Abc e Mëngjesit”, Jorgji ka treguar edhe emocionet e përjetuara nga kjo përballje e cila do të shënojë edhe historinë e tij.

“Të them të drejtën mendoj se kam bërë mirë. Shumë vlerësim i madh… ishte hera e parë, mendoj se dhamë maksimumin si skuadër për të bërë më të mirë për të përfaqësuar Shqipërinë dhe arbitrimin shqiptar, të gjithë shqiptarët aty ku e meritojnë. Pati fair play. Të gjithë e mirëpritën arbitrimin tonë. Kam marr plot mesazhe, plot opinione, plot këndvështrimi, 90 % e tyre janë pozitive dhe mendoj se kemi  bërë një paraqitje të denjë.

Kemi diskutuar shumë para ndeshjes dhe vetë e ndjeja se do kishim emocion shumë të fortë, sidomos gjatë himnit, sepse ajo është diçka që me të vërtetë të prek. Nuk e ndjeva shumë, por ndoshta ishte ajo bota ime të përqendrohem dhe më bëri të qëndroj larg emocioneve dhe çuditërisht emocionet i ndjeva pas ndeshjes kur u futa në dhomën e zhveshjes.  Pastaj po filloja dhe të ndieja çfarë kisha kaluar,  çfarë kisha kaluar, atmosferën, ndeshja, lojtarët, dhe pastaj më dhanë disa të dridhura…normale besoj”, theksoi Jorgji. /Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *