Armand Duka ka shkruar sa i përket largimit nga jeta të Bujar Nishanit. Ish-presidenti i Republikës së Shqipërisë nuk ia doli dot në betejën më të rëndësishme të jetës së tij. Ndërkohë kreu i FSHF, ka thënë se do ta kujtojë gjithmonë Nishanin si një njeri të mençur dhe të urtë, që nuk i mungonte edhe pasioni për të ndjekur futbollin.
“Të dashur miq, U trishtova shumë kur mësova pak minuta më parë se miku im, Presidenti Nishani, është ndarë nga jeta. Bujar Nishanin do ta kujtoj gjithmonë si një burrë të urtë e të mencur, një dashamirës futbolli dhe tifoz i madh i Kombëtares. Nuk mund ti harroj momentet e bukura që kaluam sëbashku në EURO 2016 ku nuk mungoi asnjë moment në mbështetje të kuqezinjve. I shpreh ngushëllimet më të sinqerta familjes së Presidentit Nishani dhe miqve të tij të shumtë. Lamtumirë President Nishani! “