Ishte blerja më e madhe e Liverpool, Carroll: Thjesht lutesha që të dështonin testet mjekësore

Për shumë futbollistë kalimi në skuadrën e Liverpool mund të jetë një ëndërr, por për Andy Carroll nuk ishte aspak e tillë. Sulmuesi anglez ka rikujtuar në një intervistë për “Daily Mail” kohën kur u transferua te Liverpool, të cilën e tregon se ndodhi kundër vullnetit të tij. Carroll ka thënë se nuk dëshironte të largohej nga Newcastle dhe se lutej që testet mjekësore të dështonin.

“Unë isha i dëmtuar atëherë dhe gjithçka që mendoja ishte: ‘Të lutem, thjesht të dështojnë testet mjekësore’. Që nga minuta kur hipa në helikopter doja të kthehesha pas. E dija që duhej të ndodhte. Në cilëndo moshë, kisha nevojë të ecja sërish në atë fushë dhe të luaja me Newcastle përsëri. Nuk doja të largohesha, sapo kisha blerë një shtëpi dhe një mace një ditë më parë. Porn ë të kohë më thanë thjesht që duhet të shkoja dhe kjo ishte e gjitha”, është shprehur Andy Carroll.

Ndërkohë kjo mund të ketë ndikuar edhe në performancën e tij në kohën kur veshi fanellën e Liverpool, teksa nuk arriti që gjatë qendrimit të tij në “Anfield” të lërë gjurmë për këtë klub./Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online