Ishin yjet e Superiores dhe prisnin Shqipërinë, çfarë ndodhi me Redon Xhixhën dhe Xhuliano Skukën?

Redon Xhixha dhe Xhuliano Skuka ishin dy markat e Superiores. Situata arriti deri att sa më shumë se derbi Tirana-Partizani, po shihej si një përballje mes Xhixhës dhe Skukës.

Dy lojtar fenomenal për Superioren, në nivelin tjetër. I pari firmosi për Qarabag, i dyti shkroi historinë si transferimi më i shtrenjtë te Metz dhe ishin në pritje të Shqipërisë.

Por aventura e tyre jashtë Shqipërisë nuk po shkon siç duhet. Çfarë po ndodh? Xhixha ka shënuar vetëm një gol në 19 ndeshjet e fundit, pavarësisht asaj nisje fantastike të sezonit.

Lojtari shqiptar ka përfunduar në stol në shumë prej këtyre takimeve, madje duke mos parë as fushën. Në krahun tjetër, Skuka, pas asaj aventure për t’u harruar me Metz, nuk po arrin që të lërë gjurmë as me Mariborin në Slloveni. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *