“Ishin pa asnjë plan”! Luajti me Kosovën para një muaj, tradhti e madhe nga Agon Sadiku që tani zgjedh…Finlandën

Agon Sadiku është lojtari i radhës që i ka dhënë një goditje të madhe Kosovës. Sulmuesi 19-vjeçar u grumbullua nga ekipi i parë që drejtohet nga Alain Giresse. Për më tepër Sadiku zhvilloi dy ndeshje si titullar ndaj Armenisë dhe Ishujve Faroe, që u zhvilluan në nëntor.

Statistikat e tij te Honka janë mbreslënëse, pasi ka arritur të shënojë 14 gola në 26 ndeshje. Megjithatë Sadiku ka zgjedhur të tradhtojë Kosovën dhe të vesh ngjyrat e Kombëtares së Finlandës. “Kosova nuk ishte e sigurt nëse më donte apo jo.

Luajta dy ndeshje atje, por nuk ishin të sigurt për atë që donin dhe nuk kishin asnjë plan. Fola edhe me trajnerin e Kosovës, por sërish dukej se nuk ekziston një plan më i gjatë se ai i thjeshtë të dy ndeshjeve të zhvilluara”, u shpreh Sadiku. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *