Ish-sulmuesi i Twente-s e kalon provën e Ilir Dajës, tani firmos kontratën afatgjatë me ekipin e Ballkanit

Ish-sulmuesi i Twente-s, Dilivio Hoffman, duhet të kalonte provën e Ilir Dajës për të firmosur me Ballkanin. Sulmuesi 24-vjeçar ishte me pikëpyetje për të qenë pjesë e ekipit shqiptar në Kosovë, teksa fillimisht duhet të shfaqte veten në fushën e blertë.

Por lojtari arriti që të fitonte besimin e trajnerit Daja. Vetë klubi i Ballkanit ka njoftuar se Hoffman ka firmosur kontratën afatgjate deri në vitin 2024, për të qenë përforcimi më i ri në skuadër. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *