Sulmuesi i njohur, Sebino Plaku, ka ndarë përfundimisht rrugët me skuadrën e Gjilanit. Futbollisti që ka mbajtur veshur fanelllën e shumë ekipeve me peshë në Superiore ka njoftuar lamtumirën me “skifterat”. Një largim ky që vjen në prag të sfidës së rëndësishme që skuadra e udhëhequr nga Gentian Mezani do të luajë kundër qipriotëve të Apoelit.
“Kjo periudhë e të qenurit në ekipin e Gjilanit ishte veçse pozitive. Do e kujtoj si një perjudhë tranzicioni në ekip, me shumë ngjarje brenda. Prapë së prapë morëm maksimumin, duke arritur të dytët në ligë dhe mbërritjen në Kupat e Europës. Ky ishte dhe objektivi im personal me ardhjen në këtë ekip.
Jam munduar kontribuoj e të ndihmoj ekipin në të gjitha mënyrat dhe jam krenar për aq sa arritëm.
Nuk arritëm të biem dakord mes palëve! I uroj vetëm sukses dhe te mira klubit Gjilani, presidentit, stafit drejtues, lojtarëve, tifozave dhe qytetarëve të Gjilanit. Zoti ju rujtë të gjithëve. Tashmë në kërkim të sfidave të reja”, shkruan Sebino Plaku në profilin e tij në “Facebook”./Halit Delibashi-Sport Ekspres/