Në derbin e Madoninës Conte tregoi edhe njëhrë se ka krijuar një skuadrër surprizuese duke pasur në ekip edhe një sulmues të jashtzakonshëm si Lukaku. Belgu veç golit në derbi, ishte edhe një lojtarët më kërkues e të rrezikshëm të portës së mbrojtur nga Donnarumma. Nisur nga paraqitja pozitive e sulmuesit zikaltër, elozhet nuk u kuesyen në drejtim të tij pas fitores 4-2.
Një vlerësim superlative ka ardhur edhe nga ish-sulmuesi i Juventus Simone Pepe. Në një intervistë për mediat italiane, sulmuesi veteran thotë se Lukaku nuk mund të ndalet as nëse legjendat e mbrojtjes italiane do të ishin ende duke luajtur.
“Lukaku po bën shumë mirë dhe po shoh shumë gjëra pozitive tek ai. Është kërkuar nga Conte dhe është në qendër të projektit të Interit. As Nesta, Maldini dhe Cannavaro nuk do ta markonin dot,” shprehet Pepe ndër të tjera./Sport Ekspres/