Ish-presidenti i Federatës Polake të Futbollit, Grzegorz Lato, ka folur pas humbjes së djeshme të Polonisë ndaj Çekisë. Ai u shpreh se nuk do të befasohej nëse Santos largohej nga drejtimi i Kombëtares.
” Unë isha duke parë ndeshjen me miqtë e mi dhe thashë: “Nuk do të habitesha nëse Santis do t’i bënte gjërat gati, do të thoshte bëni çfarë të doni, unë do të shkoj në shtëpi”. Këtu nuk ka trajner. Trajnedi mund t’u tregojë lojtarëve gjithçka, por a janë ata në gjendje të luajnë?
Çekët treguan se duhet të jesh i përgatitur, agresiv dhe mbi të gjitha të vraposh e të luftosh. Dhe jo si ne, që fluturuam dhe kaq. Të tanët u paraqitën pa përkushtim, pa luftë, pa asnjë mendim – theksoi Lato. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/