Ish-lojtari i Flamurtarit tregon episodin e veçantë: Kur mundëm Partizanin e Beogradit shkodranët na pritën si të ishim ekipi i tyre

Kreshnik Çipi ka folur mbrëmjen e sotme në në lidhje direkte me emisionin “Ora Sport“ në “Ora TV“. Në ditën e veçantë të Pavarësisë së Shqipërisë vëmendja është kthyer në sukseset e arritura në sportin shqiptar në këto 109 vite. Ish-futbollisti i Flamurtarit tregon eksperiencën e tij në futboll në kohën e vështirë të komunizmit, por që edhe atëherë nuk mungonte mbështetja në transfertat e Kombëtares. Çipi rrëfen gjithashtu se rivalitetet ekipore gjithnjë kaloheshin në plan të dytë në momentet kur skuadrat shqiptare përballeshin me ato të huajat. Madje tregon një detaj të veçantë kur pas fitores në Serbi kundër Partizanit të Beogradit ekipi i Flamurtarit është pritur në mënyrë të jashtëzakonshme në Shkodër, në të njëjtën mënyrë sikur të ishte ekipi i qytetit të tyre.

“28 nëntori është një ditë e veçantë për të gjithë shqiptarët, jo vetëm për ata që jetojnë në trojet shqiptare. Ne patëm fatin ta provojmë në ato vite të veçanta në vitet 90, kur shqiptarët nuk kishin mundësinë të kalonin kufirin ne kishim mundësinë të shkonim. Ne shihnim në terrenet sportive kur shkonim flamuj shqiptarë nga shqiptarët që ndodheshin jashtë trojeve tona. E ndjeje veten më të fortë dhe më të zotë për të luajtur. Në Europianin në Francë në ndeshjen e parë më shumë se 2/3-tat e stadiumit ishin me flamuj shqiptarë. Kjo është një histori e gjatë. Ka pasur periudha shumë të lavdishme dhe të suksesshme. Edhe në ato raste kur përparësia ka qenë për klubet, krenaria ka qenë e gjitha kombëtare. Kur jemi kthyer atëherë në Beogradi në Shkodër na kanë pritur sikur të ishim ekip i Shkodrës.”, ka thënë Kreshnik Çipi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *