Ish-futbollisti i Juventusi vlerëson drejtorin sportiv shqiptar: Kërkojini falje Igli Tares!

Një tjetër sukses u arrit nga Igli Tare si drejtori sportiv që po merr vëmendjen më të madhe në Seria A. Nuhatja e madhe e gjetjes së talenteve dhe shitja e tyre për shifra të larta, është padyshim mënyra më e mirë sesi mund të përshkruhet puna e legjendës së Shqipërisë. Menjëherë pas mbylljes së Supërkupës së Italisë me shifrat 1-3 ndaj Juventusit, vlerësimi i është dhënë edhe nga një ish-lojtar i bardhezinjëve, Masimo Mauro.

“Nëse pas finales nuk dua të flas për Juventusin, kjo zile alarmi është për klubin dhe lojtarët. Kjo është për të gjithë ata që kanë kritikuar Lotiton dhe Taren, që duhet të kërkojnë falje. Ata kanë punuar prej vitesh për të mbërritur këtu. Lotito dhe Tare kanë pubuar mirë, e kanë mundur dy herë Juventusin në 15 ditë”, ka thënë Masimo Mauro. /Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online