Ironia e fatit/ Dikur bëri histori si lojtar, tani Milani mund të shkarkojë Shevchenkon si trajner me një fitore

Andriy Shevchenko fitoi gjithçka me Milanin si në tituj skuadre ashtu dhe në aspektin individual.  Pas shumë vitesh, tashmë ukrainasi është duke vazhduar karrierën e tij si trajner i Genoas, por që për ironi të fatit, ajo lidhet shumë me skuadrën e Milanit.

Andriy Shevchenko rrezikon shkarkimin tek Genoa dhe gjithçka do të varet nga ndeshja në Kupë me Milanin. Legjendës kuqezi do t’i duhet të mposhtë ish skuadrën e tij, që të ketë një mundësi për të vazhduar të drejtojë pankinën e Genoas deri në fund të sezonit. Në javën e 21-të të kampionatit, skuadra ë Shevas ka vetëm 13 pikë dhe rrezikon ndjeshëm rënien nga kategoria. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *